20 Janar 2025

Litenshtajni do të vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën

Prishtinë, 11 qershor - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, priti në takim zëvendësshefin e Qeverisë, njëherësh ministrin e Brendshëm të Litenshtajni, Dr. Thomas Zwiefelhofer.

Ministri Rexhepi e njoftoi homologun e tij mbi ecurinë e zgjedhjeve të parakohshme të cilat u mbajtën më 8 qershor 2014.

Me këtë rast, ministri Rexhepi vlerësoi që zgjedhjet janë përcjellë me një frymë të lartë të demokracisë të karakterizuara edhe me situatë të qetë dhe stabile në tërë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe me rolin dhe kontributin e Policisë së Kosovës gjatë tërë fazave të procesit zgjedhor.

Ministri Rexhepi gjithashtu falënderoi Principatën e Litenshtajnit për mbështetjen dhe bashkëpunimin e mirë me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

“Edhe pse kemi nënshkruar Marrëveshjen për Ri-pranim me Principatën e Liechtensteinit në qershor të vitit të kaluar, ne ende nuk kemi pranuar asnjë kërkesë për ri-pranim nga Litenshtajn dhe jemi të kënaqur që komuniteti i kosovarëve që jeton dhe vepron në këtë vend është shumë mirë i integruar” tha ministri Rexhepi.

Ministri gjithashtu njoftoi homologun e tij për procesin e përmbushjes së standardeve Evropiane sidomos në fushën e migracionit.

Në anën tjetër, Zweifelhofer gjithashtu shprehu falënderimet për bashkëpunim të ndërsjellë të të dy Qeverive.

“Vazhdimi i bashkëpunimit dhe mbështetja përmes projekteve të ndryshme do të vazhdojë edhe në të ardhmen” tha Zweifelhofer.


   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)