Lista "Srpska" mundëson Republikë brenda Kosovës
Prishtinë, 18 dhjetor - "Fitorja e Listës Srpska në shumë komuna të komunitetit serb mund të krijojë një Republikë brenda territorit të Kosovës".
Kështu ka vlerësuar publicisti Veton Surroi, gjatë një interviste dhënë në Rubikon. Surroi thotë se kjo gjendje e krijuar nuk mund të ndryshohet, sepse njerëz të papërgatitur, të cilët kanë hyrë në negociata me Serbinë, na sollën këtu ku jemi.
"Ajo çfarë mund të presin, përkatësisht atje ku ka fituar lista Srpska dhe atje ku ska fituar ajo, ekzistojnë një shumicë serbe ku do të krijohet dhe integrohet brenda një i Asociacioni, dhe me këtë të krijojnë një entitet politik".
Surroi për rezultatin e zgjedhjeve të fundit lokale, shprehet se Mobilizimi për ta penguar vjedhjen e votave ka ndikuar në këtë rezultat.
Ish-politikani Surroi ka komentuar edhe për rrymat fetare në Kosovë.
"Në Mitrovicë është shënuar rritje e islamit politik.
Do të ketë presion gjithnjë e më të madh që format tradicionale të islamit në Kosovës të zëvendësohen me forma të tjera radikale, ose jo tradicionale.
Ekziston presion mbi klerikët tradicionalë, madje ka pasur rrahje, së fundi kemi parë edhe djemtë tanë të shkojnë në Siri në një luftë, e cila nuk e ka karakterin e çlirimit, por ka marrë një konfrontim brendafetar".