Lista Srbska anon kah PDK-ja
Prishtinë, 30 qershor - Lista Srbska është deklaruar e gatshme të bashkëpunojë me partitë shqiptare, megjithatë koalicioni me PDK-në e kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi, për një koalicion qeverisës do të ishte më i preferueshëm.
Kështu të paktën janë deklaruar përfaqësuesit e listës Srpska të cilët kanë thënë se para se të hyjnë në koalicion me ndonjë parti politike shqiptare, do të analizojnë edhe një herë qasjen që kanë pasur këto parti ndaj komunitetit serb.
/Zëri/