12 Mars 2025

Lista Serbe shqyrton daljen nga Qeveria e Kosovës

Prishtinë, 9 tetor - Ministrat serbë në Qeverinë e Isa Mustafës, Lubomir Mariq nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Dalibor Jevtiq nga Ministria për Kthim dhe Komunitete, Branimir Stojanoviq zëvendëskryeministër i Kosovës mund të dalin nga Qeveria për shkak të miratimit të Ligjit për “Trepçën”.

Dy ministrat serbë dhe zëvendëskryeministri Stojanoviq, si dhe deputetë serbë në Kuvendin e Kosovës kanë marrë pjesë në konferencën në Beograd, të cilën e ka organizuar Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, të shtunën, shkruan gazeta “Zëri”.

Derisa Gjuriq tha se Serbia të hënën do të kërkojë mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, siç tha ai “për rrëmbimin e pasurisë serbe dhe për shkeljen e Rezolutës 1244 të OKB-së, mbi të cilën ndërtohet paqja dhe stabiliteti në rajon”, ministri i Administrimit të Pushteti Lokal në Qeverinë e Kosovës, Mariq, ka bërë të ditur se janë duke u bërë konsultime përbrenda Listës “Srpska” lidhur me vazhdimin apo jo të veprimit të përfaqësuesve serbë në Qeverinë e Kosovës.

“Është fakt se nga marrëveshja e koalicionit asgjë nuk është plotësuar, përveç të disa zgjidhjeve të kuadrove. Ky është problem i madh”, ka thënë Mariq në konferencën e organizuar në Beograd nga Gjuriq, i cili ka ripërsëritur se Ligji për “Trepçën” nuk ka asnjë vlerë për Beogradin.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)