Lista serbe pret ftesën e Mustafës
Prishtinë, 16 prill - Drejtuesit e Listës Serbe po e presin ftesën e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, për kthim në institucionet qendrore të vendit.
Aleksandër Jabllanoviq, kreu i Listës serbe ka deklaruar për Zërin se po kërkojnë nga partnerët e koalicionit qeverisës, Isa Mustafa e Hashim Thaçi që të zbatohet marrëveshja e arritur për themelimin e Bashkësisë së komunave serbe.
Duke folur për protestën e paralajmëruar për këtë të shtunë nga partitë opozitare, ku njëra nga kërkesat është mosthemelimi i Bashkësisë së komunave serbe, Jabllanoviq thotë se protestat e tilla po e komplikojnë më shumë çështjen e kthimit të tyre në institucione.
/Zëri/