Lista Serbe merr vendim që ti bojkotojë institucionet e Kosovës
Prishtinë, 10 tetor - Lista Serbe ka marrë vendim që ti bojkotojë institucionet e Kosovës në kundërshtim të miratimit të Ligjit për Trepçën.
Thonë se ky ligj është i papranueshëm për ta, pasi nuk është hartuar në bashkëpunim me përfaqësuesit serbë, por njëanshëm. Ndërsa, zyrtarët qeveritarë thonë se ky është një keqkuptim derisa kanë ripërsëritur se Serbia nuk mund ti fusë duart në gjigantin metalurgjik pasi ajo është pasuri e Kosovës
Miratimi i Ligjit për Trepçën ka bërë që Lista Serbe të vendosë bojkotimin e institucioneve në shenjë kundërshtimi ndaj këtij ligji, shkruan Zëri.
Përfaqësuesit serbë në institucionet e Kosovës thonë se për ta është i papranueshëm ky ligj, i cili tenton ta ringjallë gjigantin metalurgjik Trepça pasi nuk është hartuar në bashkëpunim me ta.
Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka thënë për gazetën Zëri se ata kërkojnë që Ligji për Trepçën të hartohet dhe të bisedohet bashkë me përfaqësuesit serbë e jo ti jepet legjitimitet pronësisë së saj në mënyrë të njëanshme.
Është i papranueshëm ligji që u miratua në Kuvend. Nuk ka bazë të përbashkët ligjore, vetëm të drejtë të njëanshme. Kërkojmë që për Trepçën të bisedohet dhe jo ti jepet legjitimitet të njëanshëm të të drejtës pronësore dhe strukturës organizative, ka thënë Simiq.
/Zëri/