Lista Serbe kushtëzon votimin për president

Prishtinë, 25 shkurt - Kryetari i Listës Serbe Slavko Simiq tha se nuk është e sigurt nëse Lista Serbe do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës, të premtën, kur do të zgedhet presidenti i vendit.
Ai ka deklaruar për agjencinë serbe \"Beta\" se Lista Serbe kërkon nga partnerët në koalicion PDK dhe LDK të nënshkruajnë një dokument me të cilin ata sigurohen se pas zgjedhjes së presidentit, kërkesat e Listës Serbe do të plotësohen.
Kryari i listës serbe Slavko Simiq i tha agjencisë serbe \"Beta\" se Lista Serbe ka kërkesa, të cilat dalin nga marrëevshja e koalicionit me PDK-në dhe LDK-në, që lidhen me marrëveshjet e Bruekselit, përsa i përekt interesit të komunitetit serb të Kosvoës, e që nuk janë plotësur.
Me partnerët tanë kemi pasur konsultime përsa i përket mbajtjes së senacës së jashtëzakonshme, por nuk kemi pasur ndonjë qëndirm zyrtar. Ne nuk kemi dashur që mbledhja e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit të mbahet të premtën, para se ne të defionojmë disa kërkesa tona që lidhen me zgjedhjen e problemit të bashkësisë serbe në Ksovoës, ka thënë Simiq.
Ai ka deklaruar se fjala është për kërkesa për zgjidhjen e problemeve, me të cilat serbët në Kosovë ballafaqohen që nga viti 1999 dhe që edhe më tej nuk janë realizuar.
\"Nuk është mirë që të merren vendime pa u definuar qëllimet midis partnerëve në koalicion ka thënë lideri i Litës Serbe. Ne kemi pasur disa konsultime me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike dhe ata na kanë dhëne fjalën se do të plotësojnë kërkesat tona. Por siç mund të shihet muajve dhe viteve të fundit, fjala e dhënë (besa) nga politikanët shqiptarë ka humbur kuptimin dhe nuk do të thotë asgjë.
I kam lutur partnerët në koalicion që mos ta caktojnë seancën për të premtën para se ne të merremi vesh dhe marrëveshjen e arritur për zgjedhjen e Presidenti ta bëjmë përmes nëj dokumenti valid, i cili do të grantonte se kerkesat tona në të ardhmen do të realizohen. Prandaj, ne jemi në pritje që partnerët tanë sa më parë të tregojnë pejkuri politike dhe të na thërrasin në një takim ku do të definohen kërkesat tona dhe ato të konfirmohen përmes një dokumenit të cilën do ta nënshkruajmë së bashku ka nënvizuar shefi i Litës Serbe, Simiq.
Nëse kjo nuk bëhet, nuk është e sigrutë nëse Lista serbe do të votojë për presidentin dhe nëse do të marrë pjesë fare në senacën e thirrur për të premtën, ku duhet të zgjidhet Presidenti i Kosovës, ka dekalraur lideri i Listës Serbe, Simiq.