Lista Serbe kushtëzon Demarkacionin
Prishtinë, 23 gusht - Të paktën nëntë deputetë të dalë nga koalicioni qeverisës nuk do të votojnë ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi më 1 shtator. Megjithatë, kjo nuk duket se po i shqetëson shumë partnerët e koalicionit pasi në ndihmë atyre pritet tu vijë Lista Serbe.
Sipas burimeve të gazetës Zëri çmimi që partnerët LDK-PDK duhet të paguajnë në rikthim të këtij favori është votimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe. E krejt ky pazar nuk po i çudit shumë partitë opozitare.
Ata thonë se vazhdimisht, koalicioni PDK- LDK- Lista Srbska i është përshtatur kërkesave të Listës Serbe. Sipas tyre, votimi për të dyja këto pika, do të ishte situatë fitoreje për Listën Srbska dhe situatë humbjeje për Kosovën.
Në anën tjetër analistët politikë thonë se tashmë është edhe realitet se Lista Serbe nuk do ta votojë demarkimin e kufirit me Malin e Zi nëse nuk e blen votën për Asociacionin!?
Lëvizja Vetëvendosje është e bindur se koalicioni PDK-LDK i është përshtatur vazhdimisht kërkesave të Listës Serbe. Sipas kësaj Lëvizje, pikërisht duke iu përmbajtur këtyre kërkesave, Kosova po rikthehet në Serbi. Vazhdimisht, koalicioni PDK- LDK- Lista Srbska i është përshtatur kërkesave të Listës Serbe.
/Zëri/