20 Janar 2025

Lista serbe kundër themelimit të FAK-ut

Prishtinë, 4 maj - Partia e cila ka fituar pushtetin në shumicën e komunave serbe në Kosovë, Lista serbe ka dalë kundër themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës. Kryetari i kësaj Liste, Vlladeta Kostic u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve minoritar të votojnë kundër FAK-ut.

Lista Serbe ka dalë kundër themelimit të forcave të Armatosura të Kosovës. Zyrtarët e kësaj liste iu kanë bërë thirrje të gjithë deputetëve të minoriteteve të votojnë kundër themelimit të ushtrisë së Kosovës.
 
\"Qëndrimi i Listës Serbe është kundër formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës. Në këtë aspekt i ftojmë të gjithë deputetët e pakicave, boshnjakët, romët, ashkalinjët, egjiptasit, turqit, por edhe serbët që mos ta përkrahin formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës\", ka thënë kryetari i Listës Serbe, Vlladeta Kostic, për Express, të dielën.

Kostic ka thënë se vendet e rezervuara për pakicat duhet të vazhdohen, derisa Ligji për zgjedhje të mos votohet nga ky Parlament.
 
\"Sa i përket vendeve të rezervuara, ato duhet të mbesin ndërsa projektligji për zgjedhjet duhet të shqyrtohet nga Parlamenti i ri i Kosovës sepse një ligj i tillë i rëndësishëm që duhet të bazohet në demokraci meriton shqyrtim më të gjatë dhe më gjithëpërfshirës\", ka shtuar ai.

Vlladeta Kostic ka thënë se Ligji për zgjedhjet duhet të votohet nga një Qeveri me legjitimitet e jo si kjo aktualja e cila nuk mund ta rrëzojë as vetveten.

\"Një ligj i tillë të rëndësishëm duhet ta votojë Qeveria e cila ka kapacitete të plota dhe jo kjo Qeveri e cila nuk ka kapacitet ta rrëzoi as vetveten\", ka shtuar ai.

Ndryshe, nesër, në Kuvendin e Kosovës pritet të votohet për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Për të kaluar ky vendim duhen votat e 2/3 të shumicës dhe po aq vota edhe të pakicave.

Deri më tash, pakicat në Kuvendin e Kosovës, kanë kërcënuar se nuk do të votojnë për themelimin e FAK-ut pa u marrë vendimi për vazhdimin e vendeve të rezervuara në parlament për minoritetet edhe për një mandat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)