16 Janar 2025

Lista Serbe injoron kryeministrin Mustafa

Prishtinë, 23 janar - Deputetët serbë nuk kanë përfillur kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës, që të kthehen në pozitat e tyre të cilat i kanë ngirë tash sa kohë. Mustafa ka kërkuar që ata të kthehen në institucione dhe të respektojnë ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Jemi të përkushtuar që t’i zbatojmë marrëveshjet, edhe atë të Asociacionit, por me serbët. I ftoj ministrat serbë që të kthehen në Qeveri, por ata ministra ta respektojnë ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Përkundër kësaj kërkese, ky subjekt ka heshtur para ftesës së kryeministrit, edhe pse gazeta “Zëri” ka tentuar dy herë radhazi ta kontaktojë përfaqësuesin e këtij subjekti, ky i fundit nuk është përgjigjur.

Ndërkohë, kërkesa e kryeministrit përveçse nuk ka marrë përgjigje nga serbët, ka ngjallur edhe reagime negative në subjektet opozitare të vendit.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)