23 Janar 2025

Lista Serbe do ta votojë Specialen, por jo FAK-un

Prishtinë, 16 mars - Krijimi i Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së pritet ta rikthejë Listën Serbe në Kuvendin e Kosovës, pas bojkotit gati dymujor.

Por, ky vullnet i serbëve nuk ekziston edhe për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, për çka Qeveria pati paralajmëruar se do ta ndryshojë Kushtetutën, shkruan sot Koha Ditore.

Burime të gazetës kanë thënë se krijimi i Gjykatës Speciale nuk do të rrezikohet nga Lista Serbe, pa votat e së cilës nuk mund të bëhen ndryshimet e nevojshme kushtetuese.

Kjo listë ka pezulluar punën e vet në institucionet e Kosovës qysh prej 3 shkurtit, kur kryeministri Isa Mustafa vendosi ta përjashtonte nga Qeveria ministrin Aleksandar Jablanoviq, pas deklaratave fyese, përcjell koha.net.

E zyrtarë të Listës Serbe nuk kanë pohuar as mohuar kur janë pyetur nëse Gjykata Speciale do të jetë shkas për rikthimin e tyre në institucionet e Kosovës.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)