Lista Ibrahim Rugova përkrah PDK-në
Prishtinë, 16 shtator - Mesa duket partia e kryeministrit Hashim Thaçi do të mbështetet nga drejtues të Listës Ibrahim Rugova në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Zv/kryeministri i kësaj liste Bujar Bukoshi ka thënë para disa ditësh se do të mbështesë LDK-në e Isa Mustafës për t\'i fituar zgjedhjet lokale dhe parlamentare.
Kjo gjë duket se ka ndryshuar kah partiak. Sipas një zyrtari të listës \"Ibrahim Rugova\", do të mbështeten kandidatët t PDK-së për shkak të koalicionit qeverisës që ka kjo parti me nivelin qendror me partinë e Thaçit, shkruan Zëri.
Edhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, i cili është njëri nga themeluesit e Listës Ibrahim Rugova nuk ka mohuar as pohuar mbështetjen për kandidatët e PDK-së.
Përkrahja që do ta japë lista do të varet shumë nga kandidati, por ne jemi në koalicion me PDK dhe këtë sbën ta harrojmë, ka thënë ai, duke shtuar se roli i Listës së tij do të jetë më i rëndësishëm në ato komuna ku do të shkohet në balotazh.
/Zëri/