Lista "Ibrahim Rugova" pa kushte për PDK
Prishtinë, 14 shkurt - Lista LDK - Ibrahim Rugova, për të cilën është thënë se do të jetë pjesë e këtij koalicioni të ardhshëm qeveritar, ende nuk ka marr ofertë zyrtare nga PDK-ja, për bisedime.
Astrit Haraqija njëri ndër themeluesit e kësaj liste, ka thënë për Kosovapress, se kan pasur takime jo formale me kreun e PDK-së Hashim Thaçi për të shikuar mundësit e bashkëpunimit.
Jemi në përgatitje. Kemi pasur takime jo formale me mandatarin e qeverisë. Së shpejti pritet të definohet diçka, ka thënë Haraqija duke shtuar se Lista LDK- Ibrahim Rugova, nuk ka kushte për të hyrë në koalicion.