17 Janar 2025

Limaj: Turpi i këtij shteti të kapur ka zbarkuar i tëri në Drenas

Prishtinë, 23 nëntor - Lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj në një deklaratë për media ka thënë se turpi i këtij shteti të kapur ka zbarkuar i tëri në Drenas, dhe nuk po lenë formë pa përdorur për të ngulfatur vullnetin e qytetarëve të Drenasit me darka të dhunshme, me shantazhe dhe frikësime, sepse e kanë parë se Drenasi ka vendosur të ndryshoj.

\"Dje ata vazhduan edhe me mbyllje të shkollave në fshatra të Drenasit, duke detyruar nxënës e mësimdhënës t’ju shkojnë në tubimet e tyre partiake.\"

\"Ftoj vëzhgues të pavarur nëse ka mbetur ndonjë, ftoj organizatat të monitorojnë se çfarë po ndodh në Drenas, ftoj mediet t’i përcjellin zhvillimet në këtë komunë, sepse është rasti që për herë të parë qytetarit të Drenasit të mos i devijohet vullneti i tij\", ka thënë Limaj.

Gjithashtu ai ka fuar edhe monituruesit ndërkombëtar këtu në Kosovë që të angazhohen e të mbikqyrin zgjedhjet në Drenas.

\"Nëse të gjithë kontribuojmë në këtë aspekt atëherë do të mundemi që ta ndalojm aparatin shtetëror që të mos përdorë shtetin kundër procesit demokratik zgjedhor\" ka theksuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)