Limaj takon ambasadorin italian në Kosovë
Kryetari Fatmir Limaj dhe ambasadori Sardi biseduan për zgjedhjet e fundit, për situatën politike pas zgjedhjeve, dhe për tema tjera me interes për qytetarët e vendit.
Veç procesit zgjedhor, në këtë takim u diskutua edhe për suksesin e NISMA-s në këto zgjedhje.
\"Për këtë sukses u jam mirënjohës të gjithë anëtarëve të NISMA-s, sepse ata janë më meritorët për fitoren tonë të përbashkët\", tha Limaj.
Kryetari Limaj e ka falënderuar ambasadorin Sardi, për kontributin e tij personal dhe të shtetit të Italisë, që çdo herë ka qenë e gatshme të ndihmoj Kosovën në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe në rrugën drejt integrimeve europiane.
Ambasadori italian Sardi, tha se Italia është e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën evropiane të Kosovës.
Në fund të takimit, ambasadori Sardi, shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin me NISMA për Kosovën.