Limaj: Sjellja e koalicionit i ka bërë dëm Kosovës
Prishtinë, 25 tetor - Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka mbajtur sot në një konferencë për medie, në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend.
Fjala e kryetarit të NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, të mbajtur sot në një konferencë për medie, në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend
Unë ju falënderoj që sot si ditë e diel, keni gjetur edhe ju kohë ti përgjigjëni ftesës sonë për një konferencë për shtyp. Ne sot ju kemi ftuar për të paraqitur disa qëndrime të NISMA për Kosovën pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës. Ju të gjithë keni qenë dëshmitar të një dite dhe një nate shumë të gjatë, të premten e fundit, ku fatkeqësisht pak a shumë ndodhi ajo që ne e kemi paralajmëruar.
Kërkesës tonë, që Kuvendi, koalicioni qeverisës dhe kryesia e Kuvendit ose kryetari i Kuvendit të mos ftoj seancë plenare derisa të krijohen kushtet normale, për të zhvilluar një seancë plenare, ata ju përgjigjën negativisht. Ata, koalicioni qeverisës si duket ka vendosur të udhëhiqet pikërisht që nga fillimi dhe po vazhdon me logjikën e arrogancës.
Ne nuk kemi parë asnjë urgjencë, të domosdoshme dhe në shërbim të vendit që të bëhet ajo çfarë ka ndodhur atë natë, përveç se ajo çfarë e thash, përpjekja e koalicionit qeverisës me një politikë të udhëhequr gabimisht, ka pasur vetëm një objektiv, për të ia mbushur mendjen qytetarëve të Republikës së Kosovës, ashtu qysh ia kanë mbushur mendjen njerëzve të tyre se në Kosovë është çdo gjë normale, dhe se ne gjëjmë rrugë për të paraqitur se kinse është një situatë normale dhe se në Kosovë nuk është duke ndodhur asgjë, në Kosovë nuk ka krizë politike.
Sjellja e koalicionit qeverisës atë ditë/natë i ka bërë dëm shumë të madh vendit tonë, për faktin se ato skena që i kemi parë, ajo prezencë e fuqishme e policisë së Kosovës, me qindra brenda dhe jashtë duke rrethuar Kuvendin e Kosovës, duke krijuar një gjendje të jashtëzakonshme dhe krejt të panevojshme, besoj që më së shumti këtu, ky koalicion i ka kontribouar thellimit të krizës, dëmtimit të vendit tonë, dëmtimit të demokracisë kosovare, po ashtu, loja me qytetarët, duke shtyrë seancën, nga ora 16:00, në ora 20:00, në ora 22:00, 23:00, dhe pastaj tërheqja nga salla e seancave plenare në mënyrë të fshehur dhe shkuarja në ambiente tjera të restorantëve ku është mbajtur seanca.
Në situata të tilla shtrohet pyetja kujt i shërben kjo mënyrë e sjelljës së këtij koalicioni qeverisës? Ne kemi vetëm një shpjegim, këta njerëz janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë, për tua mbushur mendjen të tjerëve se në Kosovë është çdo gjë normale, por unë besoj se tashmë çdo qytetar i Kosovës e kupton se situata në Kosovë nuk është më normale, madje ata të premten e kaluar e kanë futur Kosovën në një krizë të thellë, ata në një mënyrë e kanë shpërnda Kuvendin dhe praktikisht edhe atë pakë legjitimitet politik që e kishin, e kanë humbur për të udhëhequr me vendin.
Sjellja e koalicionit qeveritar është dëshmi se ata janë kundër dialogut politik i cili gjën zgjidhje, dialogut politik i cili në atë mënyrë është mesazh se ata njerëz nuk janë të interesuar që krizën politike me zgjidh me mjete politike, por si përgjigje e tyre ka qenë aktivizimi i masave represive që ka vetëm një objektiv për të ruajtur pushtetin e tyre, sepse ata e kanë frigë së mos po ju ikën pushteti.
Kërkesat e opozitës kanë qenë të qarta, ne nuk pajtohemi me ato marrëveshje për të cilat më dihet. Koalicioni qeverisës në vend se me urtësi të ulët dhe të reflektoj për të parë se si dilet nga kjo situatë, por ata kanë vetëm një përgjigje, dhe përgjigja e tyre është që opozitën kosovare dhe të gjithë ata që janë kundër tyre, ata i shohin si armiqë.
Sjelljet e tyre janë në këtë frymë, armiqësore, ne asnjëherë nuk kemi shkuar në atë nivel ku ka shkuar pushteti, për ti parë kolegët tanë si armiqë. Ne kemi problem me marrëveshjet dhe nuk kemi problem me njerëzit në kuptimin fizik që janë aty, ndërsa përgjigja e tyre është përgjigje armiqësore.
Ata po kërkojnë mbështetje edhe nga mediet edhe nga intelektualët, që të gjithë së bashku të shpallim armiqësi me një pjesë të popullit që mendojnë ndryshe, madje edhe mediet që nuk mendojnë si ta ti bëjnë selektime, kjo logjikë që po udhëheq kështu është më e rrëzikshme se ajo që ishte para të premtes.
Prandaj, ne ftojmë njerëzit e vullnetit të mirë, të kuptojnë drejtë situatën në të cilën gjendet vendi ynë, Kosova pas ditës së premte është në një krizë edhe më të thellë politike, e cila do urgjentisht të zgjidhet me mjete politike dhe jo me masa represive edhe duke përdorur propagandën në shërbim të rexhimit me qëllim të forcimit të këtij rexhimi.
Jeni dëshmitarë të deklarimit të tyre se nuk do të futën asnjëherë forca policore, se nuk do të ketë sigurim, etj, por të premten e shikuat mirë se çfarë në të vërtetë ndodhi, ne më shumë kemi pasur policë në sallën e Kuvendit së sa deputetë të Kuvendit, po ashtu qindra policë nga mbarë Kosova, atë natë e kanë rrethuar pa asnjë arsye ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, për të krijuar një imazh që në fund të fundit një qeverie normale nuk i duhet as asaj. Si do mund ti duhej një qeverie demokratike të kenë një opozitë çfarë ata po pretendojnë, kujt i duhet një armiqësim i tillë, askujt, e më së paku atyre që udhëheqin në mënyrë demokratike, por gjithmonë armiqtë i duhen rexhimeve, të cilat e dimë mirë se vazhdojnë të punojnë në shërbim të interesave të ngushta.
Më poshtë keni pyetjet e bëra nga gazetarët për kryetarin Limaj
Gazetarët: Thaçi, ju ka akuzuar juve opozitën se po përdorni modelin rus në situatën e Kosovës?
Limaj: Ndihem krenar që me të na ka bashkuar projekti i madh për lirinë e Kosovës, por ndihem edhe më krenar që më Thaçin na ka nda pikërisht projekti i futjes së Serbisë në Kosovë. Në momentin kur ai u fut në projektin për ta futur Serbinë në Kosovë, në jemi larguar nga ai projekt, dhe me bashkëpunëtorët e mi që jemi larguar sot ndihemi krenar, po ashtu neve na vjen keq që e kemi parë atë duke luajtur futboll përballë me njeriun i cili ka qenë dora e djatht e Millosheviqit, e ai ka luajtur me kokat e bashkëluftëtarëve tanë.
Edhe atë ditë kur e kam parë policinë në Kuvend jam ndi keq, sepse aty u pa një betejë, mes atyre që janë kundër futjës së Serbisë në Kosovë dhe atyre të cilët me insistim janë të gatshëm, çdo gjë të bëjnë për ta kthyer Serbinë në Kosovë.
Ndërsa, sa i përket linjës ruse, vetëm shikone platformën e Serbisë, që përmes Asociacionit do të këtë ndikim Serbia në Kosovë, e pastaj na tregoni se kush e mbështet Serbinë përveç Rusisë!!?
Gazetarët: Ku është qëndrimi rreth marrëveshjeve, opozita po kundërshton, Amerika po i përkrah, ku është divergjenca në këtë rast?
Limaj: Duhet ti kemi të qarta dy gjëra, duam të kemi një shtet që mbron interesat e vendit të vet dhe të ruaj partneritetin e vet. Partneriteti ndërtohet duke ruajtur interesat e vendit tonë, dhe duke kontribouar për të krijuar stabilitet dhe siguri në rajon në bashkëpunim me partnerët tjerë. Ne vlerësojmë se elementet e marrëveshjes e dëmtojnë perspektivën e Kosovës. Jam i bindur që të gjithë faktorët janë të interesuar për funksionalitet të shtetit të Kosovës, nëse ka pasur lëshime në ato marrëveshje ato duhet të shikohen dhe të ruhet funksionaliteti i shtetit të Kosovës. Kemi rastin kur vitin e kaluar Serbia kishte bërë marrëveshje për njohje të diplomave, është fjala për shumë shqiptarë që shkollohen në Kosovë, dhe më ato diploma punësohen në Luginën e Preshevës, por kur është kthyer në Beograd Gjykata Kushtetuese atje ia ka hedhur poshtë atë marrëveshje, dhe Serbia është kthyer në Bruksel dhe ka thënë se duhet të rinegociohet kjo marrëveshje sepse nuk po pranohet në Serbi dhe po ky delegacion i yni e ka pranuar rinegocimin për atë marrëveshje për diplomat, pra kjo dmth se ka mundësi për të gjetur zgjidhje edhe për marrëveshjet e fundit. Jemi të interesuar për të gjetur zgjidhje, për ta ruajtur partneritetin në rajon, por duke mbrojtur interesat e vendit tonë.
Gazetarët: Deri kur do shkohet kështu, dhe a do shkohet me protesta?
Limaj: Momenti i protestave ka ardhur, ku qytetarët përmes një pjesëmarrje të tyre fizike në një marsh paqësorë do të deklarojnë se janë apo nuk janë për një marrëveshje të tillë. Por unë mendoj se jemi në një moment ku të gjithë qytetarëve të ju mundësohet të deklarohen dhe kjo bëhet përmes referendumit ose zgjedhjeve të lira, sepse Qeveria të premten e ka rrëzuar vetveten.
Gazetarët: Ju jeni zëri më i fuqishëm nga blloku opozitar që po kërkoni mbajtjen e zgjedhjeve ose referendumit, megjithëse për referendum mungon ligji. Qeveria thoë se ska zgjedhje sepse koalicioni është stabil, ndërsa ju thoni që duhet të ketë zgjedhje. Si do dilet nga kjo situatë?
Limaj: Ju jeni gazetarë që vazhdimisht e ndiqni Kuvendin, dhe duhet ta dini se referendum nuk është fare problem, sepse çështja e hartimit të një ligji është ditore, dhe ju e keni parë se brenda ditësh janë bërë dhe votuar ligje në Kuvend. Nëse egziston vullneti politik për një ligj të tillë nuk është fare problem. Për referendum bëhet një marrëveshje politike, dhe kështu mbaron kjo çështje.