Limaj shpallet i pafajshëm
Prishtinë, 2 maj - Deputeti Fatmir Limaj dhe tre bashkëluftëtarët e tij Nexhmi Krasniqi, Naser Shala dhe Naser Krasniqi janë liruar sot nga të gjitha pikat e aktakuzës në të ashtuquajturin rasti Kleçka.
Një trup gjykues i Gjykatës së Qarkut ne Prishtinë i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një vendor ka marrë sot aktgjykim lirues për katër të pandehurit. Prokurori i çështjes, Maurisio Salustro ka paralajmëruar ankesë në shkallën e dytë.