Limaj: Protesta e radhës më 17 shkurt
Prishtinë, 22 janar - Me Kosovën nuk do të mund të qeverisnin poltikanët që e kanë shkelur Kushtetutën. Prandaj, tashmë gjithçka është e qartë dhe e sigurt se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën Zëri lideri i partisë opozitare Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, duke bërë të ditur se protesta e radhës e partive opozitare do të jetë më 17 shkurt.
Ai është shprehur i sigurt se më 17 shkurt do të ketë edhe më shumë qytetarë që do të protestojnë kundër marrëveshjeve për Asociacionin dhe Demarkacionin sesa që protestuan më 9 janar të këtij viti.
Limaj për herë të parë ka folur edhe për kandidatin për president të ri të Republikës së Kosovës, duke thënë se do të ishte krenar po qe se në një pozitë të tillë do të zgjidhej Murat Jashari.
Dersia për zgjedhjen e ish kryetarit të partisë së tij, Hashim Thaçi, president, i pari i Nismës ka thënë se ky i fundit nuk do të mund ta luajë rolin unifikues, ashtu siç kërkohet me Kushtetutë.
/Zëri/