Limaj pro koalicionimit me AAK-në
Prishtinë, 18 shtator - Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj deklaroi mbrëmë se është pro një koalicioni me partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të Ramush Haradinaj. \"Për këtë kam qenë pro edhe me herët\", ka qenë përgjigja e Limaj.
Ai këtë e ka theksuar në emisionin \"Interaktiv\" të KTV, duke përsëritur qëndrimin se koalicioni me AKR e Behgjet Pacollit ka qenë një gabim strategjik për PDK-në.
Limaj ka drejtuar kritika dhe shqetësime lidhur me funksionimin e PDK-së dhe domosdoshmërinë e reformimit të saj.
Sipas tij, PDK ndodhet në një udhëkryq. Partia Demokratike e Kosovës duhet të reformohet, sepse nëse kjo nuk ndodhë atëherë mund të dështojmë, ka deklaruar nënkryetari Limaj.