Limaj: Kosova është para kolapsit
Prishtinë, 28 prill - Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se Kosova është në një gjendje tepër të rëndë, pasi të gjitha institucionet e pavarura janë në kolaps.
Ai tha për Epokën e re se kjo situatë tregon për nevojën e domosdoshme që të fuqizohen alternativat e reja politike.
Limaj e ka quajtur dështim për Kosovën krijimin e koalicionit PDK-LDK.
Duke folur për themelimin e Gjykatës Speciale, ai ka thënë se debati për këtë gjykatë është tepër sipërfaqësor dhe joserioz.
Në këtë kontekst, Limaj i ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës të jenë në krye të detyrës dhe mos të votojnë për kufizimin e sovranitetit.