Limaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë
Prishtinë, 31 dhjetor - Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se viti 2015 ka qenë viti më i vështirë që nga paslufta.
Ai në një intervistë për Epokën e re tha se ky ka qenë vit i krizave të mëdha dhe vendimeve të këqija.
Limaj ka thënë se Kosova për herë të parë pas luftës pas pasur një orizit të fuqishme, e cila arriti ti ndalë vendimet e këqija të qeverisjes aktuale.
Ai ka shtuar se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese marrëveshja e parimeve ka rënë në tërësi, e cila ishte nënshkruar në Bruksel për Asociacionin.
Limaj ka thënë se vazhdimi i kësaj Qeverie do të sjellë vetë thëllim të krizë dhe në këtë kontekst ka kërkuar dorëheqjen e tij.