20 Janar 2025

Limaj, ftesë për dalje nga kriza

Prishtinë, 18 shkurt -  Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve parlamentare që të ulën bashkërisht dhe të merren vesh për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.

Limaj në profilin e vet në “Facebook” i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit që mos të thërrasë seancë parlamentare. “Tashme është e qartë se ky Parlament nuk ka më legjitimitet dhe nuk kemi kushte për ta vazhduar punën normale pa një zgjidhje politike ndërmjet partive politike”, ka shkruar Limaj.
 
Deklarata e plotë e Fatmir Limajt:
 
Ftesë për daljen nga kriza aktuale politike
 
Në konferencën e djeshme për shtyp të dy partnerëve të koalicionit e thirrur menjëherë pas protestës madhështore të organizuar nga Opozita e Bashkuar, konferencë, e cila përveç se ishte trishtuese, ishte edhe për keqardhje.

Ajo çfarë dëgjuam nga ata dje, ishte një arsenal fyerjesh dhe kërcënimesh ndaj qytetarëve protestues. Prezenca e madhe e qytetarëve dhe përfundimi paqësor i protestës, trishtoi ata dhe pa dashje zbuluan skenarin e errët të dhunës të planifikuar po nga ata. Ata duhet ta kenë të qartë se Kosova është në krizë të thellë politike, populli i Kosovës përmes protestave masive e ka bërë të qartë që këto institucione nuk kanë më legjitimitet dhe se vendi duhet urgjent të shkoj në zgjedhje të parakohshme.

Në emër të daljes së vendit nga kriza aktuale politike, ftoj Kryetarin e Kuvendit që mos të thërras seancë parlamentare, sepse tashme është e qartë se ky parlament nuk ka më legjitimitet dhe nuk kemi kushte për të vazhduar punën normale pa një zgjidhje politike ndërmjet partive politike të cilat janë të përfaqësuara në parlament. Çdo injorim i këtij realiteti politik është provokim dhe veprim i qëllimshëm për ta vazhduar dhe thelluar krizën aktuale politike dhe për këtë ju do të keni përgjegjësinë.

Prandaj, ftoj edhe njëherë që urgjentisht të ulemi, ne të gjitha subjektet parlamentare dhe të merremi vesh për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.

Për shkak të humbjes së legjitimitetit të këtyre institucioneve duhet të shtyhet zgjedhja e presidentit.
Edhe për zgjedhjen e presidentit duhet të kemi një marrëveshje politike.

Tashmë janë të mundshme dy opsione për zgjedhjen e presidentit, e para duke marr angazhime për të provuar që për president të vendit të gjejmë një kandidat konsesual sipas ligjeve në fuqi ose që të merremi vesh për zgjedhjen e drejtpërdrejt nga populli.

Të gjithë duhet ta kuptojmë dhe pranojmë se kjo është rruga e vetme për ti dhënë zgjidhje krizës aktuale politike në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)