19 Janar 2025

Limaj e Krasniqi takojnë Ambasadorin e Italisë

Prishtinë, 11 prill - Përfaqësuesit e Kryesisë së NISMA për Kosovën, z. Fatmir Limaj dhe z. Jakup Krasniqi pritën sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë Andreas Ferrares.
 
Temë e diskutimit ishte procesi i themelimit të subjektit NISMA Për Kosovën si një fillim i ri në skenën politike në vend. Poashtu në këtë takim njoftues u diskutua edhe për zgjedhjet e ardhëshme, situatën politike, raportet e vendit me BE-në, në veçanti me Italinë dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

 Në këtë takim kryesuesit e NISMA Për Kosovën, z. Limaj dhe z. Krasniqi shprehën mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të shtetit të Italisë në proceset demokratike të Kosovës dhe shprehu vullnetin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Poashtu, z. Krasniqi në këtë takim i tha Ambasadorit Italian se ka ardhë koha që të ketë një qeverisje ndryshe në Kosovë që është në shërbim të qytetarëve dhe që punon me plane dhe vizione për të ardhmene vendit.

 Në takim u diskutua për programin e Nismës, shtrirjën në Kosovë dhe përkrahja nga elektorati. Ndërsa, z. Limaj u shpreh se Nisma është duke ndërtuar një program të matëshëm dhe është duke u përkrahur nga të gjitha shtresat e shoqërisë dhe se ka një mobilizim shumë të madh të qytetarëve për të ju bashkuar NISMËS.

Në lidhje me objektivat e Nismës, z. Limaj u shpreh se partia që ai drejton synon të punoj në Reformimin e Administratës Publike, në Shëndetësi, Arsim, Energji dhe Bujqësi.

 Në takim rëndësi e veçantë ju kushtua sektorit të energjisë, ku z. Limaj shpalosi vizionin e tij për ta kthyer atë në promotor të zhvillimit ekonomik duke respektuar standardet dhe kriteret e BE-së.

 Në fund, z. Ferrares shprehu intersim për zhvillimin dhe orientimin e NISMËS dhe shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin me Nismën si lëvizje e re dhe e uroj z. Limaj dhe z. Krasniqi për themelimin e saj.Të dy palët shprehën gatishmërinë për takime të mëtutjeshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)