Limaj dhe Krasniqi kërkojnë llogari nga Thaçi
Prishtinë, 27 shtator - Partia Demokratike e Kosovës shumë shpejt mund të ndahet në dysh.
Dy njerëzit më të fuqishëm të saj, pas kryetarit të partisë, nënkryetari i parë Fatmir Limaj dhe sekretari i përgjithshëm Jakup Krasniqi mund ta lëshojnë Partinë Demokratike të Kosovës, nëse partia vazhdon të drejtohet në mënyrë autokrate nga kreu i saj Hashim Thaçi.
Një burim i Zërit brenda takimit të fundit të Kryesisë së PDK-së, ka zbuluar detaje se si ka shkuar kjo mbledhje.
Sipas këtij burimi, ishte nënkryetari i parë, Fatmir Limaj, ai i cili ka kërkuar llogaridhënie nga kryetari Thaçi për të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur në vend tash e sa kohë, e për të cilat nuk është mbledhur asnjëherë organi më i lartë drejtues i partisë- Kryesia