Ligji për Qeverinë e Kosovës mund të zvogëlojë numrin e ministrive
Prishtinë, 12 maj - Ligji për Qeverinë e Kosovës mund të sjellë zvogëlim të ministrive në Qeverinë e Kosovës, ka thënë Sokol Havolli, shef i Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës.
Riformatimi i Qeverisë, sipas Havollit do të jetë për mbushjen e vendeve që kanë mbetur të zbrazëta, por që do të ketë edhe një vlerësim performancën, transmeton Koha.net.
Në bashkëpunim me partnerin e koalicionit do të bëhet një vlerësim i performancës në vazhdimësi dhe deri në Ligjin për Qeverinë do të ketë gjasa edhe për zvogëlimin e ministrive, ka thënë Havolli në Interaktiv të KTV-së.
Ai për dialogun me Serbinë ka thënë se do të vazhdojë, por që do të jetë e nevojshme ndryshimi i formatit të dialogut.
Dialogu do të vazhdojë, mund të jetë e nevojshme të ndryshojë formati i dialogut, çoftë përfshirja e Kuvendit të Kosovës dhe Serbisë, apo edhe përfshirjes së presidencave të të dy shteteve, por edhe shoqërisë civile ka përfunduar Havolli.