Ligji për partitë politike, eliminon të korruptuarit
Prishtinë, 22 shtator - Përveç rolit në demokratizimin e brendshëm dhe në rritjen e transparencës, ligji për partitë politike do të kontribuonte edhe në eliminimin e të korruptuarve dhe atyre që kanë probleme me rendin ligjor.
Kështu kanë deklaruar për Epokën e re, ish-anëtarët e Komisionit qendror të zgjedhjeve, Fadil Maloku, Blerim Burjani dhe Florian Dushi.
Ata kanë thënë se Ligji për partitë politike është i domosdoshëm, pasi në mungesë të tij, partitë politike po vazhdojnë të jenë mbi shtetin.
Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu ka bërë me dije për Epokën e re, se aktualisht nuk është në agjendë hartimi i këtij ligji.