Ligji për Barazi Gjinore dhe ai zgjedhor të arritura të grave
Prishtinë, 31 janar - Anëtaret e Bordit të GGD-ës, znj. Flora Brovina dhe znj. Donika Kadaj-Bujupi, u takuan me Grupin e Grave të Suharekës, ndërsa në takim merrte pjesë edhe Blerim Kuqi, kryetar i Komunës së Suharekës, i cili u angazhua për një ndikim më të madh në sendërtimin e fuqisë reale të gruas në jetën institucionale dhe përgjithësisht në shoqëri.
Deputetja Flora Brovina tha se gratë e kësaj ane gjithmonë kanë qenë aktive.
GGD-ja përfshin gra të të gjitha partive politike , të cilat angazhohen për të drejtat e njeriut dhe të gruas.
\"Gruaja ashta forcë më vete. Shoqëria demokratike ndërtohet me pjesëmarrjen e gruas. Ligji për Barazi Gjinore dhe Ligji Zgjedhor i garantojnë gruas vend të rëndësishëm , që është një arritur e grave.\"
Ne duhet të propozojmë gra të zonja dhe ti përkrahim ato. Ne aktualisht skemi asnjë kryetare komune në Kosovë, theksoi znj. Brovina.
Deputetja Donika Kadaj-Bujupi foli për rolin e rëndësishëm që ka sot gruaja në procesin e zhvillimit të demokracisë dhe në procesin drejt integrimit në BE, proces ky që varet edhe nga roli dhe fuqizimi i gruas në të gjitha nivelet dhe në të gjithë sektorët e shoqërisë.
Në vijim ajo foli për reformën zgjedhore, rëndësinë që kanë zgjedhjet e besueshme dhe demokratike, bashkë me aplikimin e kuotës gjinore legjislative.
Anëtaret e Grupit të Grave nga Suhareka, si: Habibe Bytyqi, Nadire Hoxha e Luljeta Baraliu shprehën shqetësimet e tyre lidhur me moszbatimin Ligjit për Barazinë Gjinore.
Nga ky takim u nxorën edhe disa rekomandime që kanë të bëjnë me punën e mëtejme në forcimin e pozitës së gruas .