17 Maj 2025

Ligji për amnistinë dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Prishtinë, 19 korrik - Deputetë të Grupit parlamentar të Vetëvendosje!-s, Deputetët e Lëvizjes për Bashkim dhe Deputeti Emin Gërbeshi, dorëzuan sot kërkesën lidhur me Vlerësimin e Kushtetutshmërisë së Ligjit për Amnistinë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje!, Albulena Haxhiu ka theksuar se në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, brenda tetë ditëve dhjetë deputetë mund të kontestojnë në aspektin përmbajtësor.

\"Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, thuhet që brenda tetë ditëve, dhjetë deputet mund ta kontestojnë në aspektin përmbajtësor dhe procedural çdo projektligj.\"

\"Andaj ne e kontestuam këtë projektligj në dy aspekte: në atë përmbajtësor, për shkak se me miratimin e këtij projektligji u shkelën të drejtat e njeriut, pra u shkel Kushtetuta e Republikës së Kosovës Neni 31, 32 dhe 24, barazia përpara ligjit.\"

\"Pra, projektligji i cili ia pamundëson shfrytëzimin e mjeteve të efektshme juridike palës së dëmtuar në rastin kur në veprat të cilat janë amnistuar janë cenuar të drejtat e tyre- thote Albulena Haxhiu.

\"Deri më tani jemi dëshmitarë të fakteve që Gjykata Kushtetuese jo çdo herë ka vendosur në bazë të Kushtetutës, pra në bazë të mandatit të saj Kushtetues.

Por ne besojmë që Gjykata Kushtetuese do të gjejë kurajo dhe ta kundërshtojë këtë ligj meqë është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, konkretisht me të drejtat e qytetarëve\" - ka thënë më tej Haxhiu.

Ajo ka thënë se Presidentja duhet ta kthej këtë projektligj, që e njëjta nuk duhet ta nënshkruaj tashmë edhe kur kemi mbi 12.000 nënshkrime të qytetarëve tanë, pra dihet që edhe përveç shoqërisë civile këtë projektligj të dëmshëm e kundërshtojnë edhe qytetarët.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)