17 Janar 2025

Ligji për amnisti pezullohet

Prishtinë, 31 korrik - Presidentja e vendit Atifete Jahjaga në momentet e fundit të afatit kushtetues kur i është dashur që të veprojë, ka thënë Kuvendit se ligji duhet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasaj të rikthehet në Presidencë.

Kjo ka bërë që Ligji për Amnisti të pezullohet përfundimisht. Sipas zyrës së presidentes, Kuvendit tashmë i është dërguar i gjithë komunikimi që e ka pasur Presidenca me Gjykatën Kushtetuese me këtë ligj, por nuk janë dhënë detaje të tjera shtesë, skruan Tribuna.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës e ka njoftuar Kuvendin e Kosovës me komunikimin që ka pasur me Gjykatën Kushtetuese për Ligjin për Amnistinë, që është kontestuar nga një grup deputetësh”, ka thënë, Arbër Vllahiu, zëdhënës i presidentes Jahjaga.

I pyetur se “përse Presidentja e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, nuk e ka dekretuar Ligjin për Amnisti, pasi afati 8 ditor, që nga marrja e Ligjit nga Kuvendi, është përmbushur?”, zëdhënësi i Presidentes, Arbër Vllahiu, ka thënë se “Presidentja ka vepruar konform ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në bazë të njoftimeve dhe sqarimeve të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Amnistinë, që kontestohet në Gjykatë nga grupi i deputetëve”.

Më tej, sipas Vllahiut, “Presidentja ka respektuar kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë, duke u bashkërenduar me institucionet e Republikës së Kosovës”.

Por, një ligj mund të hyjë në fuqi, edhe nëse Presidentja nuk e dekreton atë brenda afatit 8 ditësh. Në nenin 80, pikën 5 të Kushtetutës, thuhet se “nëse Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda 8 ditësh pas marrjes së ligjit, nuk merr asnjë vendim për shpalljen ose kthimin e tij, ligji konsiderohet i shpallur, pa nënshkrimin e tij apo saj, dhe publikohet në Gazetën Zyrtare”.

Neni 12 i Ligjit për Amnistinë thotë se “ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës”.

Sipas procedurave, publikimi i një ligji në Gazetën Zyrtare bëhet atëherë, kur Kuvendi e dërgon atë për publikim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)