Ligji nuk i detyron të japin dorëheqje zyrtarët e akuzuar
Prishtinë, 10 nëntor - Dy kryetarë të komunave, një deputet, një ambasador e disa zyrtarë të tjerë shtetërorë që u gjetën në një aktakuzë të EULEX-it për krime lufte, nuk detyrohen që ti lëshojnë vendet e tyre të punës, bazuar në ligjet e Kosovës.
Ndërsa dorëheqja morale mbetet në sedrën e secilit prej atyre që kanë marrë besimin e popullit apo të pushtetit, ose edhe janë në garë për pushtet.
Nën petkun e të dyshuarve, sipas ngritjes së aktakuzës nga misioni i EULEX-it për krime të luftës, është Sami Lushtaku, kryetar i Skenderajt, i cili edhe njëherë fitoi mandatin për kryetar, si dhe Nexhat Demaku, kryetari i Drenasit, i cili gjithashtu më 3 nëntor mori votat e qytetarëve për të drejtuar komunën.
Moralisht as njëri dhe as tjetri nuk kanë dalë me dorëheqje nga pozitat e tyre, derisa hetimet të përfundojnë dhe ligji të japë fjalën përfundimtare.
Ndërsa dorëheqja morale e ka marrë me vete ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili pas ngritjes së aktakuzës nga Tribunali i Hagës dha dorëheqje nga ky post, kurse për ngritjen e aktakuzës për korrupsion lirim nga detyra pat kërkuar dhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Bujar Bukoshi, si dhe zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Astrit Haraqija, deri në përfundimin e procesit gjyqësor.
Ligji nuk i sanksionon
Zyrtarë të lartë të shtetit, kryetar komunash, jo vetëm nga PDK-ja, nga parti të ndryshme, ministra
që u përfshinë në akuza të ndryshe, nuk japin dorëheqje, përkundrazi pozitat e tyre forcohen nga partitë politike që i përfaqësojnë.
Madje, këta persona zyrtarë me dosje nëpër gjykata, mitizohen nga udhëheqës dhe përfaqësues të tyre e viktimizohen se po akuzohen qëllimisht.
/Zëri/