16 Janar 2025

Ligji duhet të mbrojë nëpunësin e shërbimit civil

Prishtinë, 22 maj - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot në një takim anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Shërbimit Civil  të Kosovës, të kryesuar nga kryetari i Këshillit, Bajram Ajeti.

Pasi u falënderua për pritjen, Bajram Ajeti e njoftoi kryekuvendarin Krasniqi me veprimtarinë e këtij Këshilli, si dhe me punën e vështirësitë me të cilat ballafaqohet ky organ në ushtrimin funksionit të tij, që ka të bëjë me zgjidhjen e ankesave të nëpunësve, si dhe sigurimin e respektimit të të gjitha rregullave e parimeve që rregullojnë Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës.

Ajeti theksoi se Këshilli është vazhdimisht në ngritje të performancës gjatë punës së tij. Është arritur të krijohet besimi te  zyrtarët, mirëpo ky organ meriton më shumë përkrahje në punën e vet, sidomos kur është fjala për sigurimin e kushteve të punës, në aspektin e sigurimit të ambientit që mundëson punë sa më të mirë.

Kryekuvendari Krasniqi në fillim theksoi se është e nevojshme të krijohet një traditë e mirëfilltë punë në mbrojtje të ligjit, sepse vështirë po pranohet sundimi i ligjit.

”Askush nuk mund të largohet nga puna pa dokumentacion përkatës. Ligji është ai që duhet të mbrojë nëpunësin e shërbimit civil, ndaj edhe ky Këshill duhet të mbështetet vetëm në ligj në punën e tij. Ka edhe keqpërdorime të mëdha në konkurse”, theksoi kryekuvendari Krasniqi.

Ai i inkurajoi anëtarët e Këshillit për punën që po e bëjnë në mbështetje të Ligjit për Shërbimin Civil.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)