22 Janar 2025

Lidhja e Historianëve “Ali Hadri” kërkon largimin e Jabllanoviqit nga Qeveria

Prishtinë, 14 janar - Kryesia e Degës në Prishtinë e Lidhjes së Historianëve “Ali Hadri” e Kosovës, reagon ndaj deklaratave provokative, fyese dhe nënçmuese ndaj popullatës së martirizuar të Gjakovës, të cilat i ka thënë ministri Jabllanoviq kohë më parë, i cili ka thënë se kjo popullatë janë “egërsira”.

Kryesia e Degës në Prishtinë e Lidhjes së Historianëve “Ali Hadri” e Kosovës, është e shqetësuar për oportunizmin e Kryeminstrit të Kosovës, Isa Mustafa, ndaj ministrit Jabllanoviq, i cili merr pagën e taksapaguesëve të Kosovës dhe flet kundër banorëve të Gjakovës.

Heshtja e Kryeminsitrit është e pakuptueshme për Degën në Prishtinë të Lidhjes së Historianëve “Ali Hadri”, e cila kërkon që sa më parë ta largojë Jabllanoviqin nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)