23 Janar 2025

Lidershipi i opozitës në Ferizaj bashkëfajtor në dështimin e qeverisjes Svarqa

Prishtinë, 4 prill - AVONET, konkludon se për kohën e deritanishme të qeverisjes komunale të Ferizajt të drejtuar nga kryetari Muharrem Svarqa, opozita dhe lidershipi i saj në Ferizaj ka pasur një performancë tejet të dobët, joaktive, pothuajse e pavërejtur, përballë lëshimeve dhe të metave të shumta të qeverisjes komunale në Ferizaj, me të drejtë vlerësojmë se rolin e kontrollit të qeverisjes komunale dhe artikulimin politik nuk janë duke arritur ta realizojnë, mision dhe mandat të cilin ia kanë deleguar votuesit e tyre.

Kenan Gashi, Drejtor Ekzekutiv i AVONET-it vlerëson se dështimet e njëpasnjëshme të qeverisjes komunale të kryetarit të Ferizajt Muharrem Svarqa kanë një lidhje të ngushtë me dështimin e lidershipit opozitar ferizajas për të përcjellur, për të evidentuar e për ti vënë në pah të metat, lëshimet e keqqeverisjes së kryetarit Svarqa para opinionit të gjerë publik.

\"Është e pakuptimtë dhe e papërgjegjshme qasja dhe rruga përcaktuese e opozitës në Ferizaj karshi qeverisjes lokale në Ferizaj, gjë që edhe perceptuesi i lirë mund të mendojë se opozita është pjesë e pazareve politike, duke parë se qyteti i Ferizajt po dështon pareshtur të zhvillohet në fushën e krijimit të kushteve për zhvillim ekonomik, përmirësim të mirëqenies qytetare, depolitizimin e arsimit nëpër shkolla, realizimin e projekteve të domosdoshme infrastrukturore, krijimin e mundësisë për një mirë menaxhim të ndërmarrjeve komunale publike e një varg çështjesh të cilat kërkojnë urgjencë të realizimit të tyre ngase janë nevoja dhe kërkesa të qytetarëve ferizajas, por gjithsesi opozita e ka për detyrë kontrollin e qeverisjes komunale që posedojnë mandatin qeverisës, përkatësisht telekomandën, ne vlerësojmë se opozita në shoqëritë bashkëkohore ka rol dominues në avancimin, zhvillimin, kritikën, progresin ekonomik dhe politik prej inicimit të politikave deri në jetësimin e tyre, në fund të fundit ky duhet të jetë misioni themeltar i një opozite\", ka theksuar Gashi.

Ai ka thënë së opozita në Ferizaj, përkatësisht subjektet politike PDK dhe Lëvizja Vetëvendosje, përmes forumeve të tyre politike, grupeve parlamentare e anëtarëve të tyre nëpër komitetet komunale duhet të kërkojnë me ngulm prioritetet e qeverisjes Svarqa, prioritete të cilat do të mundësonin zhvillim ekonomik, ngritje të mirëqenies sociale, përmirësim të infrastrukturës, depolitizimin e shkollave, subvencionimin e bujqësisë përmes projekteve për mbështetje, menaxhim të drejtë ndërmarrjeve publike, ndërprerja e nepotizmit, krijimi dhe mirëmbajtja e hapësirave gjelbëruese si dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve tjera që kanë marrë mandatin për ta drejtuar qytetin e Ferizajt.

\"Krejt në fund përmbyllim këtë deklaratë me një thirrje opozitës për tu zgjuar nga gjumi, sepse qyteti i Ferizajt ka nevojë sot më shumë se kurrë për një opozitë aktive!.\"

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)