20 Janar 2025

Liderët pajtohen për shpërndarje të Kuvendit

Prishtinë, 6 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim udhëheqësit e partive politike parlamentare: kryetarin e PDK-së, zotëri Hashim Thaci, kryetarin e LDK-së, zotëri Isa Mustafa, kryetarin e AAK-së, zotëri Ramush Haradinaj dhe zëvendëspresidenten e AKR-së, zonjën Mimoza Kusari Lila.

Në takimin e iniciuar nga udhëheqësit e partive politike parlamentare, Presidentja Jahjaga u informua nga ta për gjendjen në Kuvendin e Kosovës, për pamundësinë e vazhdimit të marrjes së vendimeve të rëndësishme për proceset e vendit, përfshirë pamundësinë e votimit për Forcën e Armatosur të Kosovës, dhe nevojën e shpërndarjes së Kuvendit me qëllim të mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme në vend.

Udhëheqësit e partive politike parlamentare të pranishëm në takim theksuan domosdonë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në një afat optimal me qëllim të nxjerrjes së vendit nga bllokada politike.

Presidentja Jahjaga theksoi se do të jetë garantuese e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe një faktor i unitetit politik në vend.

Pas takimit Presidentja Jahjaga dha një deklaratë për gazetarë, të cilën po e japim të plotë:

“Sot prita në takim liderët politikë të Kosovës, me kërkesën e tyre. Më informuan për hapat që do t’i ndërmarrin në vijim për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Si Presidente e Republikës së Kosovës unë do të vazhdoj të jem faktor i unitetit politik në vend dhe të gjitha veprimet e mia do të jenë konform Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës”.

E pyetur se kur do të mbahen zgjedhjet, Presidentja Jahjaga u përgjigj: Do ta respektoj vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili është edhe hapi i parë që më obligon mua si Presidente e vendit që të filloj konsultimet me partitë politike, ashtu si e parasheh Kushtetuta e vendit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)