Liderët Opozitarë Shkojnë te Presidentja
Prishtinë, 19 tetor - Zëdhënësi i AAK-së Muharrem Nitaj njoftoi se takimi i liderëve opozitarë me Presidenten do të zhvillohet nesër.
Nitaj tha për KALLXO.com se liderët e Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj nesër paradite do të takohen me Presidenten Jahjaga.
Sipas Nitajt tre liderët opozitarë do të hyjnë së bashku në takim me Presidenten.
Jahjaga e bëri publike sot iniciativën për ti mbledhur liderët e partive politike me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për situatën e krijuar në Kuvend.