Liderët opozitar: Kjo qeveri duhet të shkoj
Prishtinë, 9 janar - Liderët opozitar në fjalimet e tyre para mijëra protestuesve kanë deklaruar se ka ardhur koha që kjo qeveri që të shkoj, pasi që kanë shkel kushtetutën.
Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Qeveria e Kosovës po synon ta zhbëjë Republikën. Ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria me Serbinë e Malin e Zi tashmë janë shpallur të vdekura.
Isa e Hashimi po vazhdojnë ta kërcënojnë Kosovën me Zajednicë, ka thënë Ymeri, në fjalimin para protestuesve.
Ymeri ka paralajmëruar se Kryeministrit Mustafa dhe Hashim Thaçit do tiu konfiskohet pasuria e paligjshme.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij para protestuesve ka thënë se këta që qeverisin bashkë e kanë shpall armik njëri-tjetrin.
Po vjen dita e juaj qytetarë. Këtyre që e kanë mashtruar qytetarin po iu thonë jo shumë qytetarë, shumë atdhetarë, të rinj dhe intelektualë. Hashim e Isë shkoni. Mos harroni është fundi i tyre, ka thënë Haradinaj.
Kurse kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, para masës protestuese ka thënë se ky është një fillim i ri.
Kërkojmë së bashku ashtu siç jemi ngritur në këmbë ta mbrojmë Kushtetutën dhe vendin tonë. Ne do ta ruajmë vendin tonë, Kushtetutën tonë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregoi se kush ishin shkelësit e Kushtetutës dhe mbrojtësit e Kushtetutës, ka thënë Limaj.
Ai ka thënë se kjo qeveri ka ra. Ne kërkojmë zgjedhje të reja, ka thënë Limaj.