20 Janar 2025

Lidëret e partive sot takohen për të diskutuar për FAK-un

Prishtinë, 28 prill - Sot është paralajmëruar takimi i liderëve të partive politike për çështjen e themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, takim që pritet të jetë përcaktues, para shpërndarjes së Kuvendit.

Themelimi i ushtrisë nga parlamenti po kushtëzohet nga pakicat, të cilat po kërkojnë vazhdimin e mandateve të rezervuara. Pa votat e dy të tretave të deputetëve dhe votat e shumicës së pakicave në Kuvend, ligji nuk miratohet.

Kryeministri Thaçi tha ka thënë formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është shans që iu dha vendit tonë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.Sipas tij Kosova nuk guxon ta humbë këtë rast historik për të formuar ushtrinë e saj.

Kreu i qeverisë beson se sot kryesia e Kuvendit do ta fusë këtë çështje në rend dite. Ai beson se para shpërbërjen së Kuvendit partitë politikë duhet t’i tejkalojnë interesat e tyre partiake.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)