Liderët e partive politike takohen me Jacobson
Prishtinë, 3 prill - Liderët e partive politike do të takohen sot me ambasadoren amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, ku pritet të arrihet pajtueshmëri për datën e zgjedhjeve parlamentare.
Data e zgjedhjeve parlamentare do të mësohet sot, raporton gazeta Epoka e Re një burim i së cilës thekson se nga ky takim, pritet të arrihet pajtueshmëri për datën e zgjedhjeve parlamentare .