Liderët e partive mblidhen sot për shpërbërjen e Kuvendit
Prishtinë, 24 prill - Liderët e partive politike do të mblidhen sot (e enjte) për të arritur një konsensus lidhur me shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme gjatë muajit maj apo qershor.
Për të ardhur deri te shpërbërja e Legjislativit, ishte kërkuar miratimi i Tribunalit për UÇK-në dhe zgjatja e mandatit të EULEX-it deri në vitin 2016, ndërsa pasi që ligjvënësit i përfunduar këto detyra, sipas burimeve të Zërit është krijuar infrastruktura që Kosova të shkojë në zgjedhje të reja.
Tani janë plotësuar të gjitha kushtet, për të u shpërbërë Kuvendit dhe më pas të caktohet data e zgjedhjeve të parakohshme, për çka më detajisht do të flitet të enjten mes liderëve të partive politike, thonë burimet e Zërit
/Zëri/