Liderët e Luginës së Preshevës unik sa i përket çështjes së lapidarit
Preshevë, 18 janar - Lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së vazhdon të qëndrojë para komunës së Preshevës.
Liderët politik të Luginës së Preshevës janë shprehur se janë unik sa i përket çështjes së lapidarit, duke thënë se nuk do të lejojnë që ai të zhvendoset.
Komuna e Preshevës është duke e bërë gati dokumentacionin për legjitimimin e përmendores me leje ndërtimi bazuar në ligjet e Serbisë mbi kompetencat ekskluzive të komunave.
Kryetari i Komunës së Preshevës, njëherësh edhe kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa thotë se gjendja në Luginë është e tensionuar.
Mustafa thotë se uniteti rreth lapidarit ka arritur përmasa shumë të mëdha.
Edhe qytetarët e Luginës së Preshevës thonë se nuk duhet lejuar me asnjë kusht të zhvendoset lapidari.