23 Janar 2025

Liderë botërorë urojnë Jahjagen për 7 vjetorin pavarësisë

Prishtinë, 17 shkurt - Kryetarët shtetesh dhe personalitete të tjera e kanë i kanë dërguar telegrame urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, me rastin e 17 Shkurtit, përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Presidenti i Austrisë, Heinz Fisher shkruan në urimin e tij:

“Me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Kosovës me  kënaqësi të madhe ju përcjell urimet e mia më të ngrohta. Unë e shfrytëzoj këtë mundësi për t\'i shprehur urimet e mia më të mira për mirëqenien tuaj personale si dhe për një të ardhme të begatë të Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj”.

Presidenti i Hungarisë, János Áder, në urimin e tij, shkruan:

Me lejoni që t’ju shpreh urimet më të mira, Juve dhe të gjithë qytetarëve të

Republikës së Kosovës me rastin e Ditës suaj Kombëtare.

Është kënaqësi e madhe për mua se marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë zhvilluar mrekullueshëm që nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Hungaria vazhdon që ta mbështesë fuqishëm të ardhmen evropiane të Kosovës; unë mund t’ju siguroj që mund të llogaritni në ndihmën tonë për t’i realizuar synimet tuaja integruese.

Duke ju uruar mbarësi në punën tuaj të përgjegjshme, ju lutem pranoni, Zonja Presidente, bindjet e konsideratës sime më të lartë.

President i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në urimin e tij, shkruan:

“Në emër të popullit dhe timin personal ju përgëzoj sinqerisht Juve dhe të gjithë kosovarëve me rastin e përvjetorit të shtatë të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Theksoj besimin tim të plotë që marrëdhëniet e afërta miqësore dhe vëllazërore ndërmjet Turqisë dhe Kosovës, të bazuara nga lidhjet e lashta historike, kulturore dhe njerëzore, me përpjekjet tona të përbashkëta do të barten fuqimisht në të ardhmen. Turqia do të vazhdojë edhe më tej të qëndrojë afër Kosovës shumëkulturëshe, demokratike dhe të prosperuar si dhe të përkrahë Kosovën në të gjitha fushat.

Procesi i zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re pas zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura në qershor të vitit 2014, ka dëshmuar edhe një herë pjekurinë demokratike, sociale dhe institucionale të Republikës së re së Kosovës. Në këtë kontekst, kontributi juaj në procesin paszgjedhor të marrëveshjeve politike është i denjë për çdo lëvdatë.

Besoj që Kosova nën lidershipin Tuaj, si një vend i respektuar i familjes së popujve të botës dhe si një partner i besueshëm i komunitetit ndërkombëtarë do të përparojë me hapa të sigurt drejt integrimit me institucione euroatlantike. Përkrahja jonë në këtë aspekt do të vazhdojë.

Me këtë rast, përsërisë ndjenjat e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj si dhe mirëqenien e popullit mik dhe vëlla të Kosovës”.

Presidenten Jahjaga e ka uruar edhe Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II. Në urimin e saj thuhet:

“Me kënaqësinë më të madhe i dërgoj Shkëlqesisë Suaj përshëndetjet e mia më të ngrohta në festimin e Ditës tuaj Kombëtare, bashkë me urimet e mia më të mira për lumturinë dhe begatinë e të popullit të Kosovës në vitin në vijim”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)