17 Janar 2025

Licencohen 10 ndërmjetësues nga regjioni i Mitrovicës

Prishtinë, 17 qershor - Në një takim të organizuar nga Ministria e Drejtësisë - Komisioni për Ndërmjetësim, sot  u bë shpërndarja e certifikatave me rastin e licencimit të 10 ndërmjetësve nga regjioni i Mitrovicës.

Me këtë rast, Zëvendësministri i Drejtësisë, Abdyl Ymeri para të pranishmeve ka paraqitur rolin dhe rendësin që e ka ndërmjetësimi në shoqëri, si dhe punët që po bënë Ministria e Drejtësisë në fuqizimin e këtij institucioni.

“Jam i bindur se punën si ndërmjetës do ta kryeni me përkushtim, profesionalizëm dhe sinqeritet, duke pasur parasysh që me angazhimin tuaj do të jepi një ndihmesë të madhe me ç’rast edhe do t’ua lehtësoni punën gjykatave në Mitrovicë”, tha Ymeri.

Kryetarja e Komisionit për Ndërmjetësim, Lindita Ademi ka theksuar rolin që ka ndërmjetësimi dhe inkurajoi të licencuarit që punën si ndërmjetësues ta kryejnë me përkushtim dhe profesionalizëm.

Me licencimin e këtyre 10 ndërmjetësuesve, numri i përgjithshëm i tyre në nivel të Republikës së Kosovës arrin në 99. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)