Liberalizimi i vizave vazhdon të mbetet prioritetet
Pjesëmarrës në këtë takim ishin: Kryeministri i Kosovës, Ministrat Relevant, Sekretarët e përgjithshëm, dhe zyrtartë tjerë kompetentë.
Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi përgëzoi ministrat dhe stafin e tyre për përkushtimin e dhënë deri më tani.
Ai, njëkohësisht kërkoi që po ky ritëm të vazhdoj edhe më tutje në mënyrë që procesi të ecën me ritëm sa më të përshpejtuar duke pasë parasyshë përkrahjen politike që gëzon Kosova, atëher çështjet teknike duhen avancuar për ti prirë këtij procesi.
Kryeministri ndër të tjera potencoi se nuk ka kohë për tu humbur, dhe se plotësimi I kritereve teknike duhet të përmbushen sa më parë.
Ndër të tjera Kryministri Thaçi tha se procesi i liberalizimit të vizave vazhdon të mbetet një nga prioritetet kyçe të cilin e ndani edhe ju dhe stafi juaj në Ministri dhe agjenci të ndryshme.
"Pres nga ju të finalizoni të gjitha aktet ligjore, nënligjore dhe strategjitë e nevojshme, të përmbyllim këtë pako legjislative, derisa njëkohësisht kërkojë nga ju të angazhoni stafin tuaj në zbatimin e shpejtë dhe të pa kompromis të kritereve nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave dhe adresimin e plotë të rekomandimeve të Brukselit.
Ndërsa në fjalën e saj drejtuar të pranishmëve Ministrja Çitaku së pari I falenderoi të pranishmit punën e bërë deri më tani dhe më pas shtoi se qëllimi jonë është që këto ligje ti aprovojmë në të gjitha instancat gjatë muajit Korrik dhe të informojmë Komisionin Europian që e kemi përfunduar pjesën legjislative dhe të kërkojmë nga ata që të fillojnë urgjent monitorimin e zbatimit të të gjitha kritereve për liberalizim të vizave.
Dhe krejt në fund Ministrja Çitaku duke folur për hapat e mëtutjeshëm që duhet ndërrmarrë dhe duke pasur parsysh urgjencën me të cilën duhët punuar.
Siç edhe e dini Parlamenti Europian ka zgjedhje vitin e ardhshëm dhe nga mesi i vitit të ardhshëm pritet të zëvendësohen të gjithë Komisionerët e BE-së dhe Euro-parlamentarët kështu që përkushtim i yni maksimal është të përfundojmë të gjitha punët dhe të marrim liberalizimin e vizave sa më shpejtë që të jetë e mundur, brenda këtij mandati të Parlamentit dhe Komisionit Europian.