Liberalizimi i Vizave, misioni fakt mbledhës edhe tri ditë në Kosovë
Prishtinë, 27 nëntor - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në takimin e Komitetit Drejtues për Liberalizim të Vizave u shpreh sot se rëndësia e misionit faktmbledhës është shumë e rëndësishme.
Sipas tij ka kaluar më shumë se një vit prej kur Komisioni Evropian ka bërë vlerësimin e fundit dhe për këtë arsye, kryeministri ka shprehur bindjen se zyrtarët me të cilët do të takohen ekspertët e BE-së do të jenë në gjendje të prezantojnë një situatë shumë të avancuar me atë që ka qenë para një viti.
"Më pak se tri ditë punë na ndajnë nga misioni fakt mbledhës, i cili do ta vlerësojë zbatimin e kritereve të tri nga pesë blloqet për liberalizimin e vizave."
"Për këtë arsye kemi vendosë që të thërrasim takimin e rregullt të Komitetit Drejtues për liberalizim të vizave për të diskutuar rreth përgatitjeve të nevojshme për mbarëvajtjen e këtij misioni fakt mbledhës", theksoi Thaçi.
Ky mision do të vlerësoj vetëm tri blloqet e para, pra do të vlerësoj zbatimin e kritereve që ndërlidhën me fushën e riatdhesimit, riintegrimit, sigurisë së dokumenteve personale, migrimit, dhe azilit.
Përderisa blloqet e mbetura mbetet të vendoset nga Komisioni Evropian se kur do të bëjnë një vlerësim të tillë.
Por deri atëherë kryeministri Thaçi ka thënë ministrave se e duhet dëshmuar punën që e keni bërë në zbatimin e këtyre kritereve dhe në të njëjtën kohë të vazhdojmë pa u ndalë së zbatuari të kritereve tjera.
"Ju jeni ata të cilët do të dëshmojnë punën që e keni bërë dhe për këtë arsye kërkoj nga ju që gjatë misionit fakt mbledhës ti keni bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, ti keni me vete të gjitha të dhënat dhe ti prezantoni ato ashtu siç edhe janë, ashtu siç i keni zbatuar."
"Më lejoni të ju përkujtoj që ky proces është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shtetin tonë, pasi që këto kritere në realitet janë reforma prej të cilave në çdo aspekt do të përfitojë vendi dhe qytetarët e Republikës së Kosovës", theksoi Thaçi.
Gjatë takimit, Ministrja Çitaku u fokusua në çështje konkrete që i referohen përgatitjeve që janë bërë për të dokumentuar zbatueshmërinë e planit të veprimit për liberalizim të vizave dhe adresimit të konkluzioneve kryesore nga blloqet përkatëse.
Me këtë rast Ministrja Çitaku tha se kanë bërë përgatitjet për misionin faktmbledhës me anëtarët e rregullt të Komitetit drejtues për liberalizim të vizave dhe zyrtarët tjerë të institucioneve qendrore dhe komunale më të cilët ekspertët e Komisionit Evropian do të kenë mundësi të takohen dhe të marrin informatat e nevojshme mbi zbatimin e kritereve për liberalizim të vizave.
"Me këtë rast kërkoj nga ju që në takimet me zyrtarët e BE-së të prezantoni në mënyrë afirmative të arriturat e vendit tonë, të keni me vete të gjitha dokumentet e nevojshme që mbulojnë këto fusha, që keni shfrytëzuar për të zbatuar këto kritere. Për më tepër ju duhet të jeni të pajisur me statistikat dhe raportet e nevojshme me të cilat do ta dëshmoni zbatimin e kritereve në fjalë", theksoi Çitaku.
Ministrja Çitaku poashtu, potencoi se sa i përket përgatitjeve të ndërmarra, tashmë e kanë negociuar agjendën e misionit faktmbledhës, ku kanë caktuar takimet në nivel qendrorë dhe lokal, kanë përpiluar listën e zyrtarëve me të cilët do të takohen, dhe kanë mbajtë takime pregaditore me të gjithë zyrtartë kompetentë nivelit qendrorë dhe komunal me të cilët misioni vlerësues pritet të takohet.
"Në fund të javës presim që të përfundojmë një raport faktik të cilin do ta ndajmë me ekspertët e BE-së dhe të cilin sipas nevojës apo kërkesës së Komisionit Evropian mund ta elaborojmë edhe më detaisht."
"Për fund Ministra Citaku iu falënderua zyrtarëve të MPB-së dhe MIE-së për punën që e kanë ndërmarrë gjatë tërë kësaj kohe për të mundësuar një vlerësim sa më të mirë posaqërisht Sekretariatit për viza të cilët kanë dëshmuar një angazhim dhe profesionalitet të vërtet pa të cilët këto përgatitje nuk do të ishin kaq të avancuara", theksoi në fund Çitaku.