19 Janar 2025

Liberalizimi i kushtëzuar

Prishtinë, 8 maj -Dhënia e rekomandimit për liberalizimin e vizave për kosovarët nga Komisioni Evropian, e ka vënë në siklet spektrin politik kosovar.

Edhe pse kjo ditë është pritur gjatë, kushti që i ka vënë KE-ja Kosovës, e bën liberalizimin të kushtëzuar. Ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi konsiderohet sfidë vështirë e kapërcyeshme, sidomos pasi opozita ka paralajmëruar kundërshtim me të gjitha format. Nëse ratifikimi ndodh shpejt, Kosova brenda tre muajve mund të përfshihet në listën e  Shengenit
Dhënia e rekomandimit për liberalizimin e vizave për kosovarët nga Komisioni Evropian, ia ka hapur njërën derë qytetarëve të Kosovës që të lëvizin lirshëm brenda zonës Shengen, por ia ka vënë një pengesë, vështirë të kalueshme - ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.
 
Derisa miratimi në Parlamenti Evropian dhe në Këshillin e Bashkimit Evropian konsiderohen më shumë si çështje procedurale, ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, është një sfidë që mund ta kthejë në zero gjithë procesin, shkruan Zëri.

Në Parlamentin Evropian vendimi merret me shumicë të thjeshtë të votave, ndërsa në Këshillin e BE-së vendimi merret sipas përfaqësimit mazhoritar me formulën 55 për qind e shteteve që përfaqësojnë 65 për qind të popullsisë së BE-së. Por, përveç ratifikimit të marrëveshjes kufitare, Kosova obligohet ta forcojë regjistrin e të dhënave në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)