Lëvizjes i bashkohen Xhevat Bislimi dhe Bajram Ajeti
Prishtinë, 12 maj - Sot Lëvizjes iu bashkuan anëtarët e Kryesisë Qendrore të NISMA-s, Xhevat Bislimi dhe Bajram Ajeti.
Rreth VETËVENDOSJE!-s, që është konstantja e përpjekjes së sinqertë për ndryshim, po mblidhen të gjithë ata që e kanë zgjedhur këtë përpjekje, në vend të interesit privat.
Ata janë prezantuar si anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, të enjten në një konferencë për medie, në të cilën kanë qenë prezentë kryetari i kësaj lëvizje, Visar Ymeri dhe Aida Dërguti. Bislimi dhe Ajeti kanë qenë pjesë e Nismës për Kosovën.