17 Janar 2025

Lëvizja Popullore e Kosovës bashkohet me Vetëvendosjen

Prishtinë, 23 korrik - Lëvizja Popullore e Kosovës iu bashkua sot Lëvizjes Vetëvendosje. Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se duke u bashkuar më këtë subjekt, do të forcohen, duke u shtuar radhët për tu angazhuar në të mirë të popullit të Kosovës. Përfaqësues të LPK-së, thanë se bashkimi me Vetëvendosjen, në zgjedhjet e ardhshme do të ndryshojnë rrjedhën politike, ekonomike e shoqërore në vend.

Duke bërë publike bashkimin e Lëvizjes Popullore të Kosovës me Lëvizjen Vetëvendosje, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, tha se tashmë do të krijohet komisioni i përkohshëm të përbërë nga përfaqësues të dy subjekteve, që do të merret me bashkimin e anëtarësisë dhe strukturave të LPK-së brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa përfaqësuesi i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Azem Zekaj, tha se LPK-ja ka vendosur të bashkohet me Lëvizjen Vetëvendosje, duke parë angazhimet e saj në skenën politike të Kosovës dhe situatën e rëndë në vend.

Pavarësisht se LPK është një subjekt i vogël politik, lideri i Vetëvendosjes Kurti tha se LPK gëzon respektin e gjithë popullit shqiptar, pasi është simboli i përpjekjeve dhe sakrificave të popullit për liri e barazi, drejtësi e bashkim kombëtar. “Askush nuk mund t’i kuptojë dhe shpjegojnë tri luftërat e ushtrive çlirimtare shqiptare, pa LPK-në”, tha Kurti.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)