Lëvizja për Drejtësi në Prizren, me nëndegë edhe në Bazhdarhane
Të pranishëm nga qendra me rastin e themelimit të nëndegës në \"Bazhdarhane\" ishte edhe lideri i Lëvizjes për Drejtësi brenda PD-së z.Sylejman Çerkezi, me bashkëpunëtor.
Në fjalën e tij lideri i kësaj Lëvizje z.Sylejman Çerkezi, veç tjerash shprehu gatishmërinë për të qenë sa më afër atyre strukturave që ishim gurthemeltar të platformës për Drejtësi ku brenda saj janë kultivuar vlerat e mirëfillta të popullit shqiptar, respektivisht vlerave të sakrificës dhe atdhedashurisë për komb dhe atdhe në emër të Zotit Fuqiplotë.
Këto vlera janë shembulli më i mirë, që e kanë karakterizuar popullin shqiptar liridashës, me të cilat jemi krenar, duke mos harruar asnjëherë gjakun e derdhur për ideale të larta, jetësimin e formimin e shtetit tonë të ri, Kosovën.