16 Janar 2025

Lëvizja për Bashkim mbështet nismën për shndërrimin e FSK-së në ushtri

Prishtinë, 7 mars - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot e dorëzoi në Kuvendin e Kosovës projektligjin i cili, pas miratimit në Kuvendin e Kosovës, do të krijojë bazën ligjore për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës  në forcë ushtarake profesionale.

Lëvizja për Bashkim, është e vetëdijshme që opsioni më i mirë do të ishte transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese, ashtu siç është e vetëdijshme edhe që ky veprim përmes këtij procesi, për shkak të destruktivitetit të përfaqësuesve politikë të pakicës serbe, është pothuajse i pamundur për momentin.

Prandaj, institucionet e Kosovës nuk duhet të lejojnë që shteti i Kosovës në vazhdimësi të mbetet peng i tekeve të forcave politike të cilat dirigjohen nga Beogradi, e që në rastin konkret kanë dalë hapur kundër formimit të ushtrisë së Kosovës.

Situata e tanishme jo vetëm që e vë Kosovën në një situatë të pabarabartë me shtetet e tjera, por njëkohësisht edhe i degradon përpjekjet e ushtarëve dhe oficerëve të FSK-së për ta ngritur këtë mekanizëm në një ushtri, gjë për të cilën kanë punuar në vazhdimësi me përkushtim e sakrificë.

Në rrethanat aktuale, të paqartësive dhe një destabilizimi të vazhdueshëm në rajonin tonë, është e domosdoshme që Kosova të ketë ushtrinë e vet.

Kjo bëhet edhe më e nevojshme duke pasur parasysh faktin që me statusin aktual FSK nuk mund të avancojë në bashkëpunimin institucional me NATO-n.

Andaj, shfrytëzimi i të gjithë mekanizmave ligjor dhe veprimi me konsensus politik në këtë çështje është jo vetëm i domosdoshëm por edhe çështje urgjente. 

Duke qenë kështu, Lëvizja për Bashkim përkrah nismën ligjore për ndërrimin e misionit të FSK-së dhe inkurajon të gjithë faktorët relevantë në këtë proces që ta bëjnë punën e tyre me përkushtim në mënyrë që ky proces të përfundojë me sukses.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)