20 Janar 2025

Lëvizja për Bashkim e bindur në suksesin e saj

Prishtinë, 20 maj  -  Para pak ditësh, Lëvizja për Bashkim nënshkroi një marrëveshje për një koalicion të gjerë me PDK-në. Ky nënshkrim erdhi si rezultat i një periudhe të gjatë konsultimesh me pothuajse të gjitha subjektet politike.

Megjithatë, PDK ishte i vetmi subjekt politik që shprehu gatishmëri ta respektojë kërkesën e Lëvizjes për Bashkim, e që ishte e domosdoshme për ne – që koalicioni zgjedhor të jetë i rregullt dhe ligjor në mënyrë që si subjekt politik ta ruajmë pavarësinë tonë institucionale.

Duke qenë të bindur se ky do të jetë koalicioni fitues i këtyre zgjedhjeve, ne e konsiderojmë si mundësi të mirë për ta avancuar edhe më tepër programin tonë në funksion të zhvillimit ekonomik, luftës kundër korrupsionit dhe integrimeve kombëtare, tanimë përmes hapësirave të reja dhe shumë më të mëdha vepruese. Këta hapa do të sjellin një mirëqenie të qëndrueshme për qytetarët si dhe do të shpejtojnë realizimin e qëllimit tonë final.

 Lëvizja për Bashkim në kuadër të koalicionit do të garojë me 6 deputetë: Avni Klinaku, Fadil Fazliu, Aurora Bakalli, Raif Qela, Agim Kuleta dhe Osman Shahini. Duke pasur parasysh profilin e secilit prej tyre, ne jemi të bindur se  përmes këtyre deputetëve të ardhshëm, ne i ofrojmë institucioneve të vendit vlera të pakontestueshme kombëtare, morale dhe profesionale.

Lëvizja për Bashkim falënderon të gjitha subjektet politike të cilat i kanë ofruar bashkëpunim parazgjedhor dhe me të cilat ka zhvilluar konsultime për koalicionet e mundshme. Me kënaqësi të madhe shprehim gatishmërinë tonë të paluhatshme që në të ardhmen të ketë hapa edhe më të avancuar bashkëpunimi në të mirë të zhvillimeve pozitive në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)